Lajmet e fundit

Real Madrid ka konfirmuar se Gareth Bale do t’i nënshtrohet një operacioni pas një lëndimi që ka pësuar në nyje.
Kështu uellsiani pritet që të mungojë për një kohë të gjatë.
Ai lëndimin e ka pësuar në fitoren 2:1 kundër Sporting Lisbon në Champions League.
Intervenimi në këmbën e Bale do të kryhet në King Edward Hospital në Londër më 29 nëntor nga doktori James Calder nën asistencën e Jesus Olmo dhe Mikel Aramberri./Klan Kosova/