Lajmet e fundit
Uellsiani nuk është i kënaqur me pozitën e tij, ndaj do që të ndërroj pozitë.

Gareth Bale u ka thënë shefave në Real Madrid që ai nuk do të vazhdoj të luaj në anën e djathtë. Atij nuk i pëlqen fakti që loja e tij çalon sepse ai duhet të luaj në atë krah.
Dy javë më parë, agjenti i uellsianit, Jonathan Barnett, presidenti i klubit, Florentino Perez dhe drejtori ekzekutiv, Jose Angel Sanchez u takuan për të diskutuar për këtë çështje.
Në atë takim shefave iu bë qartë që Bale, i cili shihet si fitues i mundshëm i Balln d’Or do të qëndroj në Bernabeu. Për më shumë edhe Florentino Perez beson që uellsiani do të ketë rol të veçantë në të ardhmen e klubit dhe nuk ka ndërmen ta shesë.
Kështu, zgjidhja mund të jetë modifikimi i pozitës së Cristiano Ronaldos. Por, portugezi ka refuzuar të luaj brenda dhe rreth zonës, pasi ai do hapsirë për depërtime nga krahu i majtë.