Lajmet e fundit

Ndonëse mendohet se janë të lënduar, Karim Benzema dhe Gareth Bale, kanë udhëtuar me pjesën tjetër të ekipit të Real Madridit për në Abu Dhabi.
Reali do të luajë në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube të mërkurën ndaj kampionit aziatik, Kashima.
Francezi kishte dhimbje në zogun e këmbës si dhe në pjesën e pasme të kofshës, por nuk dihet nëse do të jetë 100% i gatshëm për ndeshjen e mesjavës, mirëpo në parim ai do të luajë.
Në anën tjetër, Gareth Bale ishte lënduar ndaj CSKA Moskës dhe nuk kishte luajtur kundër Rayo Vallecano-s, por po ashtu shpreson të përfshihet në formacion.