Bakteret rezistente ndaj ilaçeve janë një kërcënim i madh për botën ashtu si ndryshimet klimatike ose lufta, paralajmëroi sekretari britanik i Shëndetësisë Matt Hancock gjatë një fjalimi në Davos.
Ai zbuloi një plan veprimi pesëvjeçar për Mbretërinë e Bashkuar dhe një vizion 20 vjeçar, për të trajtuar kërcënimin nga rezistenca antimikrobike deri në vitin 2040.
"Unë dridhem në mendimin e një bote në të cilën zvogëlohet fuqia e tyre (antibiotikëve). Rezistenca antimikrobike është një rrezik i madh për njerëzimin dhe është një rrezik i madh si ndryshimi i klimës apo lufta" tha Matt Hancock gjatë fjalimit në Forumin Ekonomik Botëror në Zvicër.
Antibiotikët përdoren për të parandaluar infeksionet bakteriale që lidhen me një sërë problemesh dhe procedura mjekësore, të tilla si kirurgji, por përdorimi i tepërt i tyre mund të çojë në bakteret që bëhen rezistente.
Kjo ka çuar në zhvillimin e superbugs - bakteret që janë bërë rezistente ndaj antibiotikëve kryesorë të përdorur kundër tyre - të cilat paraqesin një kërcënim të madh për kujdesin shëndetësor global.
Shkencëtarët besojnë se rreth 70% e baktereve që shkaktojnë infeksione janë tashmë rezistente ndaj të paktën një antibiotiku që përndryshe do të përdorej për ta luftuar atë.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.