Lajmet e fundit

Ai aktualisht është i angazhuar me dasma, ahengje familjare, performanca live dhe koncerte, duke thënë se gjithçka po ecën shumë mirë.
“Është duke ec shumë mirë, të gjithë janë shumë të kënaqur me performancat që kemi pasur. Çdo familje në dasma ka shijen personale, por kryesisht mbizotëron muzika popullore. Gjinia femërore e do më shumë muzikën me defa, kështu që mundohemi me i plotësu dëshirat e të gjithëve", u shpreh ai.
Blakçori tha se dasmat janë përgjegjësi e madhe për artistët, ndërsa shtoi se ka performuar më së shumti në Podujevë dhe Prishtinë.
“Deri tash më shumë kam performuar në Podujevë dhe në Prishtinë. Atje në Podujevë japin më shumë bakshishe,” tha ai me shaka.