Lajmet e fundit

Edita Dula e ftuar në emisionin Familja Ime në Klan Kosova ka treguar që në organizatën e saj 'Nëna dhe Fëmijë të lumtur' marrin ndihma ushqimore rreth 600 familje në nevojë, por këtë vit për festën e Bajramit ata kanë menduar diçka më ndryshe për këto familje, përveç pakove ushqimore.
Në ditën e bajramit në çdo familje do të dërgohen bakllava e lëngje. Grupi i kësaj organizate për këtë festë do të jenë të pranishëm tek shumë shtëpi për ta festuar bajramin së bashku.