Lajmet e fundit

Tiemoue Bakayoko është më pranë një lëvizjeje në Milan.
Por ka ende çështje që duhen zgjidhur me Chelsean, sipas Gazzetta dello Sport, transmeton Klan Kosova.
Sipas kësaj të përditshme negociatat për një kalim tek Rosonoerët janë duke shkuar mirë, pasi trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri nuk ka nevojë më për francezin.
Mendohet se 23 vjeçari është jashtëzakonisht i etur për të kaluar në San Siro, megjithatë, ka ende çështje që duhet zgjidhur që marrëveshja me Bakayokon të përfundojë. Milan thuhet se nuk mund të përballojë të paguajë pagën e mesfushorit prej gjashtë milionë euro në sezonin që aktualisht fiton në Londër.
Nuk është e qartë ende se sa janë të gatshëm Rosonerët të paguajnë, por e përditshmja italiane është e bindur se negociatat janë duke ecur mirë në tërësi dhe se do të arrihet një marrëveshje.
Blutë e Londrës kanë shpenzuar 45 milionë euro vetëm verën e kaluar në nënshkrimin e Bakayoko nga Monako.