Lajmet e fundit
Fatmire Bajramaj dhe Kosovare Asllani kanë luajtur në finalen e Champions League, mes Frankfurtit dhe PSG.

Frankfurt e ka mposhtur skuadrën franceze me rezultat 2:1.
Epërsinë gjermaneve ua dha Celina Sasic, ndërsa barazoi Marie-Laure Delie.
Pjesa e parë e lojës ishte e balancuar.
Ndërsa ishin minutat shtesë të ndeshjes kur Mandy Islacker i dha epërsinë skuadrës së saj që në fund edhe doli të jetë goli që i sjell Frankfurtit trofeun e katërt të këtë garë dhe të parin që nga viti 2008.
Fatmire Bajramaj dhe Kosovare Asllani, luajtën për PSG, pra ishin pa fat që të ngrisin këtë trofe.