Avokati Ardian Bajraktari, sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ka folur lidhur me seancën ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, të cilët po gjykohen në Hagë.
Ai ka shprehur shqetësimin e tij për përpjekjet e Prokurorisë për të ulur kredibilitetin e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes.
Sipas Bajraktarit, kjo gjë i ka dështuar Prokurorisë, derisa këtë përpjekje e ka konsideruar të paarsyeshme dhe qesharake.
“Ajo çka më bëri përshtypje ishte tentativa, në bindjen time e dështuar, e Prokurorisë, për ta ulur rolin dhe kredibilitetin e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes, nën justifikimin se të njëjtit nuk kanë qenë të njohur mjaftueshëm me rrethanat e ngjarjes, për çka në bindjen time natyrisht që përveçse është e papranueshme, është absolutisht qesharake”, u shpreh ai./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=ryA0IBd-vFs
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.