Lajmet e fundit

Poeti Xhevdet Bajraj dhe libri i tij me poezi “Copa ime e qiellit” do të jenë në qendër të vëmendjes sot në festivalin “Hardh Fest” që po mbahet në qytetin e tij të lindjes në Rahovec. Librit të tij, fituesi i çmimit për poezinë më të mirë në edicionin e 17-të të Panairit të Librit në Prishtinë do ti bëhet nesër një promovim në Bardcode, ku do të jenë të pranishëm shumë emra të njohur të letërsisë e të artit.
Poeti Xhevdet Bajraj është vlerësuar për një frymë të veçantë revolte në poezinë e tij, ç’ka u evidentua edhe në panairin e librit të Prishtinës në qershor të këtij viti, ku u publikua për herë të parë dhe u vlerësua me çmimin për poezinë.
Që prej vitit 1999, menjëherë pas luftës së Kosovës, Bajraj me familjen e tij u vendosën në Meksikë, ku jeton edhe sot. Në Meksiko, qytetin prej 25 milionë banorësh, ai ndan jetën e përditshme dhe paisonin për letërsinë, ku ka botuar vepra si:
“El tamaño del dolor "The size of the pain" në vitin 2005 apo “Ruego albanés” "Albanian plea" në vitin 2000, sikurse edhe skenarin e filmit “Aro Tolbukhin, en la mente del asesino” ("Aro Tolbukin, in the mind of the assassin") në vitin 2002./Shqiptarja.com