Lajmet e fundit

Drejtori i Rrjeteve Sociale në Big Brother VIP Kosova, Diamant Bajra, ka folur për shikueshmërinë dhe të gjitha zhvillimet në spektaklin më të madh në vend.
"Për këto dy ditë të vikendit, totali i shikueshmërisë ka shkuar në 40 milionë".
"Gjithsesi në bazë të matjeve dhe atyre që po i shohim ka një trend pozitiv të ngritjes të nivelit të shikueshmërisë dhe interesimit të audiencës në rrjete sociale".
"Deri më datën e djeshme për 37 ditë prej sa është Big Brother VIP Kosova 2 totali i shikueshmërisë ka shkuar në 680 milionë jemi duke shkuar për një miliard klikime", ka thënë Bajra./Klankosova.tv