Drejtori i rrjeteve sociale të Big Brother VIP Kosova 2, Diamant Bajra, ka folur për heshtegjet më të përdorura në TikTok që kanë të bëjnë me spektaklin më të madh televiziv në vend, Big Brother VIP Kosova 2.
Ai, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka theksuar se akronimi "BBVK" është njëri prej heshtegjeve më të përdorura në video të TikTokut.
"Hashgatu #BBVK është mbi 1.4 miliardë herë në TikTok. Kjo është përdorur nga simpatizuesit që kanë përdorur videon, pos ekipit rrjeteve sociale të Big Brother VIP Kosova 2".
"Tre prej banorëve më të popullarizuar që nga fillim në TikTok janë Edona James afër 800 milionë, Ganiu mbi 600 milionë dhe Blerando me mbi 400 milionë. Heshtegjet e tyre janë përdorur edhe nga të tjerët dhe jo vetëm nga ekipi i rrjeteve sociale të Big Brother VIP Kosova 2", ka thënë Bajra./Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.