Lajmet e fundit
Toffees mposhtën skuadrën e Manuel Pellegrinit në Goodison Park dhe barazuan në Etihad Stadium, duke ngritur kështu vetëbesimin.

Leighton Baines ka thënë se Everton nuk i frikësohet përballjes së të mërkurës me Manchester City në gjysmëfinale të League Cup.
Everton udhëton në Etihad Stadium me një gol epërsi pas fitores në 2-1 në Goodison Park.
Baines ka thënë se këto rezultate tregojnë se Evertoni ka gjithçka duhet për të nxjerrë një rezultat të favorshëm ndaj Citizens.
“Arritja në finale është gjë e madhe për ne”.
“Do të jetë e vështirë, si gjithmonë, por ne dimë si ta mposhtim Manchester Cityn”.
“I kemi mposhtur tashmë dhe dhe kemi barazuar me ta, ndaj e dimë si të luajmë kundër tyre”.