Lajmet e fundit
Mbrojtësi do të mbetet në Old Trafford edhe edicionin e ri, ani pse Djajtë e Kuq janë të interesuar ta forcojnë mbrojtjen me transferime të reja

Eric Bailly nuk do të largohet nga Manchester United këtë verë, megjithëse Jose Mourinho planifikon të transferojë mbrojtës për ta forcuar vijën e fundit.
Djajtë e Kuq e kanë siguruar lojtarin e Bregut të Fildishtë se e ardhmja e tij në skuadër është e sigurtë, teksa mundohen të nënshkruajnë me Harry Maguire të Leicester City.
Bailly ka luajtur në të gjitha ndeshjet para-sezonale të United dhe pritet që të jetë titullar në ndeshjen e parë të edicionit të ri në Premierligë ndaj Leicester City.