Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se si kryetar i Mitrovicës i është dashur të kërkojë paqe për ta bërë atë një vend të sigurt.
“Unë kam kërkuar paqe. Çdo kryetari të një komune në një vend të tillë i është dashur të kërkojë paqe, sikur profeti Muhamed që ka shkuar nga Meka në Medinë dhe njerëzit e parë që i ka takuar ka thënë ju lutem përçoni paqen”.
“Vetëm paqja neve na nevojitet sepse nuk mund të kemi as stabilitet dhe as zhvillim ekonomik".
“Përmbi 60 për qind të punës sime gjatë mandatit të parë ka qenë paqja. Askush nuk vjen të investojë në një vend ku s’ka paqe dhe siguri.
“Paqen e krijon institucionet kur janë funksionale, kur njerëzit e marrin përjgejgësinë për ata që janë të vendosur nëpër organe të shtetit”.
https://www.youtube.com/watch?v=dN1khVKlNrQ&feature=youtu.be
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.