Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri përmes një postimi në facebook ka treguar që asnjë person nga Mitrovica nuk ka rezultuar pozitiv në testet për koronavirus.
Sipas Bahtirit këtë informacion e ka marrë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.
Përveq tjerash kreu i Mitrovicës ka ftuar qytetarët t’i zbahtojnë vendimet e Qeverisë, në mënyrë që të mbrojnë veten dhe familjet e tyre.
NJOFTIM:
Asnjë person nga Mitrovica e jugut nuk ka rezultuar pozitiv në testet për koronavirusin COVID-19, as sot e as ditëve të mëhershme. Këtë informacion sapo e mora zyrtarisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i Kosovës.
Ftoj qytetarët që t’i zbatojnë vendimet e Qeverisë dhe rekomandimet e Institutit të Shëndetësisë, në mënyrë që ta mbrojnë vetën dhe familjet e tyre nga ky virus.
AB
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.