Kampioni aktual i botës Francesco Bagnaia e ka filluar në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Moto GP.
Ai u tregua dominues në garën e parë Grand Prix të sezoni që u zhvillua në Portugali njofton klankosova.tv.
Italiani shpejtë e mori kryesimin e garës në shtegun në Portimao dhe e mbajti deri në fund pozitën e parë.
Bagnaia futet në histori si motoristi i parë që fiton 37 pikë brenda fundjavës pasi doli triumfues edhe në garën Sprint që u zhvillua të shtunën.
Vendi i dytë në Portugali i takoi spanjollit Maverick Vinales me Aprillia.
Kurse treshen e podiumit e mbylli një tjetër italian Marco Bezzechi.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.