Betejë epike është zhvilluar në kualifikimin e dytë në shtegun e Mugellos të shtunën në kategorinë e Moto GP-së.
Kampioni aktual i botë deri në çastet e fundit luftoi kundër dy vëllezërve Marc dhe Alex Marquez në Itali.
Megjithatë krejt në fund Bagnaia tregoi kualitetin e tij duke e marr pozitën e parë statiuese me kohën më të shpejtë 1:44.855 duke thyer kështu edhe rekordin e shtegut.
Me vetëm 78 të qindtat diferencë pozitën e dytë e mori Marc Marquez me Honda duke e lënë vëllain e tij Alex Marquez të tretin.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.