Kampioni aktual i botës në Moto GP, Francesco Bagnaia, ka dhuruar spektakël në garën për pozitat startuese në Francë.
Me një xhiro fantastike në fund ai arriti që të fitojë "pole position" në shtegun Le Mans, përcjell klankosova.tv.
Ai zhvilloi betejë të fortë me ish-kamponin e botës, Marc Marquez deri në fund.
Megjithatë, Bagnaia u tregua më i mprehtë dhe fitoi pozitën e parë startuese duke e lënë pas vetes Marquezin me vetëm 58 të qindtat diferencë.
Nga pozita e tretë do të startojë italiani Luca Marini. /Klankosova.tv
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.