Bad Bunny është artisti më i nominuar për American Music Awards 2022, duke fituar tetë nominime, mes tyre edhe i pari për artistin e vitit.
Beyonce , Drake dhe Taylor Swift fituan nga gjashtë nominime, ndërsa Adele, Harry Styles dhe The Weeknd kishin nga pesë nominime.
Të nominuarit për herë të parë përfshinin Jack Hawlow, Latto dhe BLACKPINK, shkruan Variety, transmeton Klankosova.tv.
Ndryshe, ndarja e çmimeve në American Music Awards do të bëhet të dielën e 20 nëntorit.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.