Lajmet e fundit
Mesfushori që sezonin e shkuar luajti 10 ndeshje të ligës, ka vendosur që të vazhdojë kontratën e tij me klubin.

Leandro Bacuna ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin nga Premier League që do ta mbajë atë në Villa Park deri në vitin 2020.
Bacuna ishte titullar gjatë sezonit të parë tek Villa, por sezonin e shkuar nën urdhrat e Tim Sherëood pati shumë probleme.
23 vjeçari sezonin e shkuar startoi vetëm në dhjetë ndeshje, por paraqitjet e tij u kanë lënë përshtypje drejtuesve të klubit që kanë vendosur t’i ofrojnë kontratë të re.
“Jam shumë i kënaqur që nënshkrova kontratë të re për të vazhduar tek Aston Villa”.
“Jam i lumtur këtu dhe mendoj se mund të zhvillohem, të jem i rëndësishëm për skuadrën”.