Lajmet e fundit

Sulmuesi i Milanit, Carlos Bacca e ka pranuar se Milan e ka të vështirë të kualifikohen në Ligën e kampionëve.
Ai ka deklaruar se ka një varg skuadrash që janë në listë para milanezëve për gara europiane.
Bacca ka thënë se objektiv i tyre mbetet Europa League.
“Jemi në një fazë formimi, me një president të ri dhe me një ide për të arritur një skuadër që të jetë konkurruese në Evropë”, është shprehur Bacca.
"Si skuadër do japim gjithçka, duke e ditur se ka skuadra si Juve, Napoli apo Roma, të cilat janë më superiore se Milani. Juventus është shumë e fortë dhe po përgatitet për ta fituar trofeun e Ligës së Kampionëve”.