Lajmet e fundit

Sulmuesi i ri i Milanit, Carloa Bacca e ka krahasuar vetveten me brazilianin, Ronaldo.
Kolumbiani do të jetë sulmuesi kryesor i Milanit sezonin e ri. Ai nuk ka hezituar aspak të flas kur është pyetur se a ngjan ose jo me ndonjë lojtar.
“Përngjaj me Ronaldon, brazilianin. Nëse Milan pagoi shumë atëherë është se ata besojnë në mua” ka thënë Bacca.
Ai ka folur edhe për largimin e tij nga Sevilla, duke e përshkruar si shumë të vështir si për të ashtu edhe për familjen.
Bacca ka folur edhe rreth fëmijërisë së tij, duke mohuar disa të thëna në lidhje me të dhe familjen e tij.
“Nuk e kam ndihmuar babain tim të shes peshq, ose nuk është e vërtet tjetra që gjyshi im e ka ndërruar mbiemrin e familjes. Por, po, është e vërtet se kam punuar gjëra të tjera për të ndihmuar familjen, ndërsa një ditë kam ëndërruar që të bëhem futbollist i madh”.
Sa i përket rivalëve në Itali Bacca ka thënë që Juventusi dhe Inter janë shumë të fortë, pot nuk janë rivalët e vetëm, transmeton Klan Kosova.