Lajmet e fundit

Sulmuesi kolumbian i Milanit, Carlos Bacca ka thënë se klubi i tij është në rrugën për t’u rikthyer na majën e futbollit italian.
Këtë deklaratë ai e ka bërë pas fitores së mbrëmshme kundër Palermos me rezultatin 3:2, ndërsa dy nga golat i kishte realizuar vet Bacca.
“Të fitosh në Serie A nuk është e lehtë, por ne jemi në rrugën e duhur dhe për këtë jam i lumtur”.
“Jemi duke punuar që të përmirësohemi, jemi si skuadër shumë të bashkuar dhe dëshirojmë të shkojmë përpara”, ja thënë Bacca.
Ndërsa si golin më të mirë në ndeshje e ka zgjedhur të dytin të tij, ai i cili edhe ua dha fitoren, transmeton Klan Kosova.