Lajmet e fundit
Kolumbiani e ka krahasuar stilin tij të lojës me atë të ish sulmuesit të rosonerëve.

Carlos Bacca mendon se stili i tij i lojës është i ngjashëm me atë të “gjakftohtit dhe të fuqishmit”, legjendës braziliane, Ronaldo.
Ronaldo u pati bashkuar me rosonerët në vitin 2007, por nuk mundi të luajë shumë pasi u lëndua vitin pasues.
Megjithatë, Bacca, që Milanit iu bashkua nga Sevilla për 30 milionë euro, e ka lavdëruar brazilianin duke thënë se ai edhe në atë kohë terrorizonte kundërshtarët.
“Ronaldo më mrekullon”.
"Fatkeqësisht ai e përfundoi karrierën herët. Por, mendoj se jam gjakftohtë si ai".
“Ai ishte gjakftohtë, i fuqishëm dhe golshënues i madh. Ai bënte gjëra të papritura”.