Lajmet e fundit

Sulmuesi i Milanit, Carlos Bacca ka bërë me dije se janë një numër klubesh në Evropë që janë të interesuara për nënshkrimin e tij.
Raportime thonë se ai është i lidhur me një kalim në West Ham për 25 milionë euro, përderisa edhe Roma ka qenë e përfolur se është duke monitoruar atë.
“E ardhmja ime është në duart e Zotit. Të gjithë e dinë se unë kam një kontratë katër vjeçare me Milanin.”
“Kam oferta nga disa klube nga Anglia, Spanja, Italia, Franca dhe Gjermania. Nuk është e lehtë për të marrë vendim.”
“Ëndrra ime është që të luajë në Champions League dhe për atë punojë çdo ditë. Këtë dua ta bëjë me Milanin por nëse nuk ndodh, atëherë duhet ndërmarr diçka”, ka thënë Bacca, transmeton Klan Kosova.