Miku i Xuxit, Babuka sonte në “Big Talk”, tha se shoku i tij nuk u pa në gjendje të mirë pas përplasjes që kishte me Xhenetën.
Para tij u prezantua një klip i përplasjeve brenda shtëpisë më të madhe në vend, e që protagonist ishte Xuxi dhe Xheneta, njofton Klankosova.tv.
“Këto raste janë të dhimbshme, si për vajzën që po ndihet keq, njësoj edhe për Xuxin, të cilin e pash në një gjendje të keqe e depresive. Unë nuk e kam menduar që ai do të agravonte kështu”, u shpreh Babuka.
“Në atë që pash, mendoj se ai është munduar të bëhej më interesant, por i doli situata nga kontrolli”.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.