Lajmet e fundit
Ish mbrojtësi i Liverpool, Markus Babel mendon se braziliani do të ketë shumë presion shkaku i peshës së transferit.

Vlera e transferit të Roberto Firminhos është “e tepërt” dhe e vë brazilianin nën presion për të arsyetuar gjithë ato para, mendon ish mbrojtësi i klubit, Markus Babel.
Firminho u bë nënshkrimi i tetë i Brendan Rodgers këtë verë, për një shumë prej 30 milionë eurosh.
“Kjo është e tepërt. Kur e dëgjova u dridha sepse kjo është shumë e madhe edhe për Liverpool”.
“Ai do të ketë presion të madh. Duhen fituar tituj dhe kjo do të jetë sfidë e madhe për Roberton”.
Megjithatë, Babel mendon se Firminho do të dalë transfer i qëlluar i klubit.