Lajmet e fundit
Rayan Babel, ish lojtari i Liverpool nën urdhërat e Rafa Benitez ka komentuar transferin e mundshëm të këtij të fundit tek Mbretërit.

Rayan Babel është tallur me transferin e mundshëm të Rafa Benitez tek Real Madrid, duke thënë se ai do ta kthejë Ronaldon në një "mbrojtës të jashtëzakonshëm".
https://twitter.com/Ryanbabel/status/603900030534189056
Mbretërit pushuan Carlo Ancelottin të hënën dhe tani janë vënë pas Rafa Benitezit, që të enjten konfirmoi largimin nga Napoli pas ndeshjes së fundit në Serie A.
Kalimi i mundshëm i Benitez tek 'Los Blancos' ka qenë temë e shumë debateve të shumta, tash së fundmi edhe nga Babel që ka luajtur nën urdhërat e spanjollit tek Liverpool.
Tash 28 vjeçari luan për Kasimpasa i pati kërkuar falje Benitezit pas një kritike në Tëitter, lidhur me lënien e tij jashtë ndeshjes ndaj Stoke City, në vitin 2010.