22.06.2015 · përditësuar para 4054 dite1 min lexim
Shumë njerëz të moshave të ndryshme e mbi të gjithë fëmijët, ditën e kaluar u jepnin babave të tyre dhurata të veçanta për ‘’Ditën e Baballarëve’’, vetëm për të treguar dashurinë ndaj tyre.
Por kjo baballarët i bënë të ndihen shumë të veçantë megjithatë një video e cila ka marrë klikime të shumta tregon një baba i cili e kishte befasuar djalin e tij Jayden në një mënyrë interesante.
Mike Wilson, u vesh si njeriu merimangë vitin e kaluar me rastin e Krishtëlindjeve për t’a befasuar djalin e tij 5 vjeçar i cili vuante nga kanceri.
Kjo video aktualisht ka mbi 10 milion klikime, fatkeqësisht Jayden 5 vjeçar u nda nga jeta vetëm një muaj pasi u realizua kjo video.
E për ditën e baballarëve Mike Wilson kujtoi kohën kur ai befasoi djalin e tij tashmë të ndjerë.
Rrobat të cilat babai i mbante veshur i kishte dorëzuar për bamirësi, transmton Klan Kosova.