Lajmet e fundit

Regjisori Visar Morina ka fituar çmimin e Europa Cinemas Label në festivalin Vary International Film Festival me filmin e tij "Babai".
Juria ishte e përbërë nga katër profesionistë të filmit, pjesëtarë të rrjetit Vary International Film Festival.
Filmi "Babai" tani e ka përkrahjen e Rrjetit të Kinemave të Europës për tu promovuar.
Produksioni filmik "Babai", është një histori brutale por e sinqertë e një djali 10 vjeçar, i cili është në kërkim të babait të tij, që e braktisi për një jetë më të mirë në Gjermani. I pavetëdijshëm për rreziqet që e e presin, djali provon ta shfrytëzojë çdo mundësi për të shkuar në Gjermani që të ribashkohet me të atin.