Lajmet e fundit

Rafinha nuk është aspak i interesuar që të largohet nga Barcelona.
Këtë e ka thënë babai i tij Mazinho, që ka treguar se braziliani është i lumtur në Camp Nou në drejtimin e menaxherit të ri, Ernesto Valverde.
Rafinha ka qenë jashtë aksionit për shkak të një lëndimi në gju që prej prillit, ku iu është nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjike, për çka në afatet e fundit emri i tij është lakuar se mund të largohet që aty, shkruan Goal, përcjellë Klan Kosova.
“E rëndësishme është se Rafinha po ndjehet më mirë”.
“Brenga jonë është rikthimi i tij në fushë”, ka shtuar ai.
“Ai është mirë, po rikthehet, po merr mbi supe përgjegjësi dhe do të rikthehet shpejtë. Kam raporte perfekte me Barcën që prej vitit 2005 dhe nuk kam mosmarrëveshje”.
“Nuk mendoj se Rafinha ka probleme me trajnerin, apo sistemin sepse ai është futbollist që adaptohet lehtë në çdo pozicion”, ka thënë Mazinho.