Lajmet e fundit

Babai i Neymarit, Neymar Sr., iu ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij duke thënë se ai do të mbetet te Paris Saint-Germain.
Kjo pasi që së fundi ishin shtuar gjithnjë e më shumë spekulimet se braziliani do të rikthehet në La Liga, ose te Real Madridi, ose te Barcelona.
“Neymar ka një të ardhme te PSG. E tashmja e tij është po ashtu PSG-ja”, ka thënë babai dhe njëkohësisht agjenti i ish-yllit të Santosit.
Ai këtë e tha në një konferencë për shtyp me presidentin e liderit të Ligue 1, Nasser Al Khelaifin.