Nesër shënohet 558-vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriot-Skënderbeut.
Lidhur me jetën dhe veprimtarinë e tij, gazetari i Klan Kosovës, Arientin Abdyli, tha se Skënderbeu është babai i kombit, transmeton Klankosova.tv.
“Unë përnjëmend mendoj që është babai i kombit. Edhe rilindja kombëtare që ka filluar në shekullin 17-18, si bazë për atë që është një herë Lidhja e Prizrenit e pastaj deklarata e Pavarësisë, si bazë e kanë pasur Skënderbeun dhe luftën e tij”, tha Abdyli në emisionin “Kosova Today”.
Pos tjerash, ai tha se nëse Gjergj Kastrioti nuk do të bënte rezistencën dhe luftën për të cilën njihet, sipas tij, populli shqiptar sot edhe do mund të mos ekzistonte.
https://www.youtube.com/watch?v=44eq41h2w48
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.