Babai i Dakota Johnson, Don, foli për marrëdhënien e saj me Chris Martin.
Gjatë intervistës në Fox 5 New York ai është pyetur nëse vajza e tij ka ndonjë plan për martesë.
"O Zot. Unë nuk mendoj shumë më larg se për shtatë deri në tetë sekondat e ardhshme", tha ai duke qeshur.
“Por dëgjoni, nëse ajo është e lumtur, unë do të jem i lumtur. Ai është një djalë i mrekullueshëm. Dhe nëse ajo vendos të martohet, unë do të imagjinoja se do të kishte nipër e mbesa jo shumë larg pas kësaj. Do të isha shumë i emocionuar për atë pjesë”, shtoi ai.
Kur u pyet nëse kishte pasur ndonjë "bisedë" atërore me Chris Martin, Don tha: "Epo, jo, ne presim derisa ata të bëhen pak më të sigurt në pozicionin e tyre ... pak më shumë në rrugë me njëri-tjetrin ... dhe ... pastaj e kemi fjalën”, deklaroi Johnson me një ton dramatik me shaka.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.