Mathew Knowles ka folur për betejën e tij me kancerin e gjirit.
67 vjeçari, babai i Beyonces, zbuloi se ai ishte diagnostikuar me sëmundjen e rëndë në korrik të vitit të kaluar, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa kanceri i gjirit tek meshkujt është i rrallë, është e mundur që burrat të kenë një mutacion në gjenin BRCA2.
Matthew tashmë ka bërë operacione dhe është më mirë por planifikon të heqë gjoksin e dytë vitin e ardhshëm.
“Unë do të heq gjoksin e dytë në janar, sepse dua të bëj gjithçka që mundem për të ulur rrezikun. Gjithmonë ekziston një rrezik. Fëmijët e mi kanë një shans 50% dhe në 70% për të trashëguar këtë sëmundje. Ne kemi menduar që kjo ndodh vetëm tek gratë por është edhe tek meshkujt”, tha ai.
“Kanceri i gjirit ka qenë i përhapur në familjen tonë. Unë dua që burrat dhe gratë të jenë të vetëdijshëm - nëse zbuloni kancerin herët mund të keni një shkallë të ulët vdekshmërie dhe të jetoni një jetë normale”, shtoi ai.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.