Lajmet e fundit

Prindërit mund të kenë mosmarrëveshjet e tyre, por kur ata kapërcejnë ato për hir të fëmijëve të tyre, ata tregojnë vlerat e vërteta prindërore.
Në dasmën e Brittany Peck, babai i saj biologjik ndaloi në ceremoninë për të ftuar njerkun e saj Peck të bashkohet me ta në ecjen e tyre nëpër altar- një gjest që asnjëri prej tyre nuk do ta harroj kurrë.
"Ai erdhi deri te unë, shtriu dorën dhe e kapi dorën time dhe tha:" Hej, ju keni punuar për këtë aq shumë sa edhe unë, ju meritoni këtë aq sa e meritoj edhe unë, ti do të më ndihmosh të ndihmojmë vajzën tonë të ecë drejt altarit" tha njerku i Britanny për WKYC në Cleveland të Ohajos, transmeton Klan Kosova.
Babai biologjik Peck, Todd Bachman, tha:
"A ka mënyrë më të mirë për të falenderuar dikë sesa për të ndihmuar të ecë vajzën tonë drejt altarit?“ është shprehur babai biologjik i vajzës.
Njerku Todd Cendrosky nuk e kishte idenë për planet e babait biologjik të nuses.
“Mu dobësuan gjunjtë dhe u ndjeva shumë mirë. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetën time” tha ai.