Lajmet e fundit

Një familje në Limerick, Maine, ka vendosur për të bërë një shaka festive me një mesazh kundër grupit terrorist ISIS.
Ata i kanë lidhur disa drita duke e formuar emrin e grupit terrorist, pastaj kishin vendosur edhe një babadimër më lartë në mënyrë që të dukej se ai është duke urinuar mbi këtë emër.
Për fat të keq, jo të gjithë fqinjët e tyre e morën këtë gjë si shaka, pasi dikush e lajmëroi policinë me mendimin se simpatizantët e grupeve terroriste kishin shëtitur në lagjen e tyre, transmeton Klan Kosova.
Sipas policisë, fqinjët u frikësuan sepse dritat e babadimrit duke urinuar mbi ISIS ishin të bardha, që në fakt duhet të ishin me ngjyrë të verdhë, e kjo gjë i ka shqetësuar ata, pasi që nuk kuptohej se çfarë në të vërtetë ishte duke ndodhur.
Kështu që policia kishte vizituar këtë shtëpi për të parë nëse brenda ka simpatizantë të këtij grupi terrorist, por aty çdo gjë ishte në rregull, dhe se ishte thjesht një shaka.