Lajmet e fundit

Babadimrin gjithnjë jeni mësuar ta shihni mes dëborës me një slitë duke u ndarë fëmijëve dhurata e shumë dashuri!
Megjithatë, këtë dimër, festat e fundvitit, një babadimër po i praktikon shumë ndryshe se herave të tjera.
I përgatitur me një maskë zhytjeje ai fut në një akuarium gjigant mes krijesave ujore të llojllojshme.
Një spektakël i tillë po aq befasues u ndoq edhe nga fëmijët në qytetin e bukur të Parisit, praktikë kjo e cila dhe është kthyer në traditë vjetore për Festat e Krishtëlindjeve për argëtimin dhe fotografitë e vogëlushëve, transmeton Klan Kosova.