Sot në pjesën e dytë të emisionit ''Ora e Pasdites'' ishte i ftuar ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Azem Gagica.
Ai tha se në formatin BBVK, ai ka dhënë mjaftueshëm duke e treguar vetveten për njeriun i cili është.
''Besoj që e kam treguar vetveten që jom kon edhe nuk kom bo diçka që mem ardh keq. Me babin raportin e kam shumë mirë. Kur kom dal më ka përqafu, më ka thënë jam krenar me ty, qajo është ma e rëndësishmja''.
Në diskutim e sipër ai foli edhe për mënyrën se si e sheh Albën nga jashtë, tashmë që ai s'është pjesë e rrugëtimit të Big Brother VIP.
''Une hala të njëjtin mendim e kam për të, është çikë shumë e mirë. Na e kena pas një shoqëri të mirë prej fillimit
une, Vesa, Alba. Ata njerëz që kanë mbet brenda, nuk jon t'u i bo mirë asaj une qysh po e shoh, edhe ma mirë me u nda prej njerëzve që të bëjnë dëm''.
Po ashtu Gagica u shpreh se mund të sqarohen disa gjëra me Alben, dhe se e pret nesër.
Për ta shikuar intervisten e plotë se çfarë tha ai, klikoni tek linku i mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=0Jcglhl6WRY
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 2 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.