Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se Ferizaji po përballet me reduktime të energjisë elektrike në mes të dimrit.
Azemi theksoi se kjo po ndodh derisa “mafia energjetike në krye me Martin Berishajn janë ende të lirë”.
Ai shtoi se kjo Qeveri që s’po arrin t’i ofrojë as gjërat bazike për qytetarët do të marrë fund më 9 shkurt.
Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj tha se me këtë subjekt në qeveri do të ndërtohet Termocentrali me gaz dhe se “Rruga e Re” i jep fund mungesës së energjisë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.