Lajmet e fundit

Azem Brahimi ka regjistruar paraqitjen jubliare në ligën profesionale të futsallit në shtetin e Çekisë.
34 vjeçari arriti shifrën prej 250 ndeshjeve me fanellën e dy klubeve , BenAgo dhe AC Sparta ku aktualisht mban edhe shiritin e kapitenit, teksa ka shënuar mbi 150 gola në ligën çeke.
Brahimi është reprezentues i Shqipërise dhe njër ndër lojtaret më të trofeshëm kosovar në sportin e futsallit. Këtë vit Azem Brahimi në ekipin e Spartës, është bashke me tre lojtarë nga Kosova, Jeton Rukovci, Melos Kelmendi dhe Loni Maxharraj.