Lajmet e fundit

Futbollisti Azem Bejta ka konfirmuar largimin nga skuadra e Drenicës.
Me anë të një postimi, drenicasi ka bërë të ditur se po largohet pas 18 vitesh nga skuadra kuqezi, përcjell Klan Kosova.
“Pas 18 viteve duke mbrojtur stemën e klubit më të mirë, klubit Kuq e Zi, dita më e vështirë në karrierën time sportive ka ardhur. Unë po largohem duke ju falënderuar për gjithçka”, shkruan ai.
“Ju e dini se unë kam qenë i dashuruar me këtë klub dhe kjo nuk ka ndryshuar si në kohë të mira dhe në kohë të këqija. Ky klub më ka rritur si person, më ka ndihmuar të bëhem ai që kam dashur gjithmonë, të bëhem një futbollist i KF Drenicës. Sot dua te falënderoj bashkëlojtarët e mi, trajnerët dhe presidentet e klubit. Faleminderit ju tifoz te dashur që keni rrugëtuar së bashku me mua”.