Lajmet e fundit

Lojtari i përfaqësueses belge, Axel Witsel po bëhet gati për një rikthim në europë në njërën nga 5 ligat më të forta, në Bundesliga.
Ai do të nënshkruan një marrëveshje në vlerë prej 20 milionë eurosh, e cila do ta mban atë për 4 vite në Signal Iduna Park, në Dortmund.
Për mesfushorin belg, kanë pasur interesim disa nga klubet më të mëdha të Evropës, por karriera e tij në përgjithësi ka pasur distance të shkurtër të udhëtimit, duke filluar në Standard Liege, Witsel bëri kërcim në Benfica për një sezon, para se të kaloi katër vjet në Rusi me Zenit dhe së fundmi tek klubi nga Kina Tijanin Quanjan.
Witsel gjithashtu luajti një rol të rëndësishëm në kampionatin e Botërore “ Rusia 2018 , pasi përfaqësuesja belge, mundi Anglinë në ndeshjen për vendin e tretë.
Si duket “milionerët” gjermanë panë mjaftueshëm performancë dhe përvojën që ju nevojitej nga Axel.
“Pas kupës së botës,synimi im ka qenë kthimi në Evropë” tha lojtari i ri i Borussia Dortmundit.
Ai shtoj se “ është i lumtur dhe krenar, që po i jepet mundësia të luaj për BVB09”.
"Pas bisedës sonë të parë, unë nuk kam menduar dy herë, sepse për mua Borussia Dortmund është një nga klubet më të mira në kontinent. Sinqerisht, nuk mund të pres të vrapoj përpara 81.000 njerëzve", transmeton Klan Kosova.