Avokati Artan Qerkini, ka folur rreth bastitjes së zhvilluar në shtëpinë e ish-komandantit të UÇK-së Sylejman Selimi, nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara.
Qerkini tha në Kosova Today se Selimi nuk e ka statusin e personit të dyshuar, njofton Klankosova.tv
"Sipas urdhrit të gjykatës, mendohet se në shtëpinë e tij mund të ketë pasur prova të cilat lidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë", tha shkurtimisht Qerkini, njofton Klankosova.tv.
Më herët gjatë një prononcimi, ai nuk e konsideroi të rregullt këtë urdhër të gjykatës.
"Ne i kemi disa vërejtje në lidhje me urdhrin. Mendojmë që nuk është lëshuar në bazë të dispozitave ligjore, për më tepër i cenon edhe disa të drejta kushtetuese të personave, mund të cënohet privatësia e një personi me një urdhër të gjykatës, nëse ai nuk e ka statusin e dyshuar. Mirëpo, ne do t'i adresojmë këto me kohë pranë Dhomave të Specialuzuara", kishte deklaruar ai.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.