Lajmet e fundit

Punësimet pa konkurse publike në institucionet e shtetit, janë në kundërshtim me ligjin.
Sipas avokatit Muharrem Kurtaj, për çfarëdo pozite në sektorët e arsimit apo sektorët tjerë, duhet medoemos secili kandidat t'i nënshtrohet procedurave të rekrutimit, raporton Kiks Kosova.
Zëvendësimi i një zyrtari, sipas Kurtajt, mund të bëhet veç nëse transferohet nga një shkollë në një tjetër, por jo të zë vend pune një zyrtar i jashtëm.
https://klankosova.tv/emrat-vijne-te-paracaktuar-ankohet-ferizajasja-per-punesim-pa-konkurs-ne-elena-gjika-video/
Punësimet në pozita me afate të caktuara dhe përkohshme, sipas njohësit të ligjit, janë të lejueshme vetëm në disa raste të caktuara.
Në anën tjetër, nga Inspektorati i Arsimit thanë për Kiks Kosovën që nuk kanë kompetenca në trajtimin e rasteve që lidhen me aspektin procedural për çështje punësimi.
Kiksi dërgoi pyetje edhe në Inspektoratin e Punës, por deri në transmetimin e kësaj kronike, një përgjigje nuk erdhi. /Klankosova.tv