Vdekja e katërvjeçares nga Gjakova, ka tronditur opinionin në Kosovës.
Lidhur me rastin ka reaguar edhe Institucioni i Avokatit të Popullit.
Ky institucion thotë se me shqetësim po e përcjell rastin.
Në reagim thuhet se do t'i monitorojë nga afër, qё tё siguroj se tё gjitha institucionet pёrgjegjёse po i ndërmarrin masat e përcaktuara me ligj.
"Me këtë rast, Avokati i Popullit, në pajtim me rolin kushtetues dhe kompetencat e përgjegjësitë e përcaktuara me Ligjin për Avokatin e Popullit, do të zhvilloj hetimet lidhur me rastin", thuhet në reagim.
Avokati i Popullit, thekson se të drejtat e tjera të njeriut ekzistojnë vetëm kur ekziston e drejta për jetën.
"E drejta në jetë është një e drejtë universale për të gjitha qeniet njerëzore, dhe si e tillë mbrohet me Kushtetutë dhe Konventën për të Drejtat e Fëmijës", thekson Avokati i Popullit transmeton Klankosova.tv
"Mbrojtja e jetës së fëmijës është detyrimi kryesor për çdo person, institucion apo organ tjetër. Marrë parasysh ndjeshmërinë e rastit Avokati i Popullit u bën thirrje institucioneve të ndërmarrin sa më parë veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi".
Rastin po e heton edhe Prokuroria e Gjakovës.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.