Pjetër Shala, është shpallur sot fajtor nga Gjykata Speciale.
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i njohur me nofkën "Ujku" u dënua me 18 vjet burgim.
Lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara, ka folur sot avokati Amer Alija.
Alija tha se Specialja "e ka dorën më të rëndë sa i përket dënimeve".
"Ne e dimë se Dhomat e Specializuara e kanë një politikë më të rreptë ndëshkimore në krahasim me proceset gjyqësore që janë zhvilluar qoftë në gjykata vendore apo Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavi, për sa i përket dënimeve apo akuzave që ndërlidhen me krimet e luftës në Kosovë", tha Alija në Klan Kosova.
DhSK-ja deri më tani i ka dënuar dy eprorë të UÇK-së, Sali Mustafën - Calin, i cili fillimisht ishte dënuar me 26 vjet burgim, por në shkallën e Apelit ky dënim u ul në 22 vjet.
Dhe sot u dha verdikti për "Ujkun", i cili u dënua me 18 vjet burgim.
https://www.youtube.com/watch?v=aOez66trJ-0
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.