Lajmet e fundit

Edhe avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis e ka thënë fjalën përfundimtare.
Para prokurorëve dhe trupit gjykues, ai u shpreh besimplotë që kur gjykatësit të zbatojnë vlerësimet dhe të shohin dokumentet, do të pajtohen me argumentet e mbrojtjes të cilat do të çojnë në shpalljen e pafajshme të Jakup Krasniqit.
“Ne jemi besimplotë që kur të zbatoni dhe kur bëni vlerësime, kur të shikoni dokumentet e të zbatoni me rigorozitet, ju do të pajtoheni me argumentet prej nesh dhe kjo do të çojë në shpalljen e pafajshme të Jakup Krasniqit”, tha avokati, njofton Klankosova.tv.

Avokati i Rexhep Selimit ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të klientit të tij.
Ai përpara prokurorëve dhe gjykatësve, ishte i qartë dhe tha: “Rexhep Selimi të lirohet menjëherë dhe të kthehet në Kosovë pranë familjes së tij”.
Mbrojtja ritheksoi se Selimi duhet të shfajësohet menjëherë./Klankosova.tv
Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, po vazhdon të paraqesë deklaratat përmbyllëse në rastin Thaçi dhe të tjerët.
Ai tha se është shqetësuese paaftësia e Prokurorisë së Specializuar, siç tha ai, për të bërë dallimin ndërmjet pretendimeve dhe provave, transmeton Klankosova.tv.
“Paaftësia e Prokurorisë për të bërë dallimin mes pretendimeve dhe provave, është po aq shqetësuese në këtë fazë të procesit gjyqësor, sa është edhe befasuese. Por edhe paaftësia për të trajtuar pikat e tjera që janë ngritur në lidhje me NPK-në theksojnë mungesën e qartësisë dhe besimit që ka vetë Prokuroria në argumentet e veta”, tha Roberts.
Ai shtoi se trupi gjykues nuk duhet të bazohet assesi në provat e paraqitura nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Në fund të fjalës, avokati i Kadri Veselit theksoi se klienti i tij është i pafajshëm.
Ai tha se ajo që mbetet nga argumentet e ZPS-së është thjesht “thërrime thashethemesh”, duke shprehur përbuzje për vetë themelin e gjykatës, transmeton Klankosova.tv.
Dixon kërkoi të kontrollohet narrativa e rreme dhe të gjendet e vërteta në gjithë këtë rrëmujë, pasi ZPS=ja nuk ka asnjë provë.
“Mbrojtja ka të drejtë që të tregojë që pretendimet janë të bazuara në thashetheme dhe janë të pabaza. Ajo që mbetet është thjesht thërrime thashethemesh, tregon përbuzje për vet themelimin e kësaj gjykate”.
“Të kontrollohet narrativa e rreme, të gjendet e vërteta në gjithë këtë rrëmujë që nuk ka asnjë provë në argumentet e ZPS-së”, u shpreh avokati./Klankosova.tv
Rodney Dixon, avokati i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka deklaruar se argumentet e Prokurorisë së Specializuar ndaj klientit të tij, janë thjesht një grumbull mbeturinash që nuk vërtetojnë përfshirjen e Veselit në veprimtari kriminale.
Pos tjerash, avokati mbrojtës thotë se Zyra e Prokurorisë së Specializuar nuk pranon assesi që është në gabim, transmeton Klankosova.tv.
“ZPS-ja nuk e pranon që është gabim. Ne i kemi trajtuar gjerë e gjatë makinacionet e grumbullit të thashethemeve që ka ZPS-ja lidhur me pretendimet e drejtpërdrejta, dhe themelësinë e argumenteve të tyre, që sipas nesh nuk ekziston fare. Janë 15 faqe vetëm për një pretendim, ku kemi thënë se si provat e bazuara vetëm në thashetheme janë thjesht një grumbull mbeturinash që nuk vërtetojnë aspak që zotëri Veseli të ketë qenë i përfshirë në ndonjë veprimtari, e lëre më të ishte i pranishëm kur diçka ka ndodhur”, tha Dixon.
Ndërkohë, ai përmendi edhe gënjeshtrat që sipas tij, i kanë thënë dëshmitarët e ZPS-së.
Avokati i ish-kryetarit të Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli, Rodney Dixon po i thotë fjalët përfundimtare në gjyqin e madh ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Ai tha se Kadri Veseli nuk mund të shpallet fajtor në bazë të provave që nuk janë testuar dhe thashethemeve, transmeton Klankosova.tv.
“ZPS-ja kur foli të hënën foli shumë pak për zotëri Veselin, deri në momentin kur nga fundi, zotëri Howling iu rikthye trillimit të ZPS-së, të ligjeve dhe fakteve për një përpjekje të fundit për të përfshirë zotëri Veselin. Sipas nesh, deri në këto momente nuk u tha asgjë,madje edhe kur thanë, thanë fjalë boshe. Asgjë deri në fund të fjalës së ZPS-së, sepse nuk kanë asnjë përgjigje për akuzat që ngritëm ne sa i takon argumenteve të tyre ndaj zotëri Veselit. Por sidoqoftë, ata pretendojnë se ne nuk kemi trajtuar themelësinë e akuzave të ZPS-së. Është akuzë e rëndë kjo. Sepse ajo që bëmë ne javën e kaluar, ishte trajtimi i të gjitha akuzave, një nga një, të paraqitura nga ZPS”, u shpreh Dixon.
“Mbrojtja mbështetet në të drejtat më themelore që duhen të jenë në çdo gjykim penal, pra e thënë shkurt, të testohen provat ndaj të akuzuarve. ZPS-ja po përpiqet të shfrytëzojë pikërisht fillin e artë të të drejtës penale për të lidhur klientin tim. Ky parim ligjor është i padiskutueshëm, gjykata nuk mund të shpall fajësinë për një person, nëse kjo shpallje fajësie do të mbështetet vetëm mbi prova të patestuara dhe thashetheme”, u shpreh ai.
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq në përfundim të fjalës së vetë, ka kërkuar sërish shpalljen e pafajësisë për të gjitha akuzat, raporton Klankosova.tv.
“Nuk kemi asnjë provë”, u shpreh mbrojtja.
Mishetiq thekso se standardi që kanë Dhomat e Specializuara e që pasqyron standardet e Tribunalit, është që duhet të ketë një kontribut të konsiderueshëm për krimet në aktakuzë.
“ZPS për këto nuk iu ka treguar asnjë provë në përfundim. Ju lutem shpallni pafajësinë për të gjitha akuzat”, tha Mishetiq pasi e tha fjalën e fundit./Klankosova.tv
Avokati i mbrojtjes së Hashim Thaçit, Luka Mishetiq ka akuzuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar se ajo nuk mund të mbështet argumentet e veta.
“ZPS-ja nuk ka prova për të mbështetur argumentin e vet. Thelbi i dokumenteve është kaq i dobët, saqë po t’iu referohem këtyre dokumenteve, ZPS-ja do ta bëjë edhe më të dobët argumentin e vet. Në rastin më të mirë, argumentet e ZPS-së janë një harrnim dokumentesh që ua ka lënë juve që t’i mblidhni me njëra-tjetrën, dhe kjo nuk përmbush barrën e Prokurorisë”, u shpreh Mishetiq, transmeton Klankosova.tv.
Pos tjerash, avokati thotë se Prokuroria e Specializuar vazhdon të pretendojë se dëshmitarët ndërkombëtarë nuk ishin të informuar për komunikatat e UÇK-së.
Lidhur me këtë, ai përmendi dëshminë e ish-gjeneralit suprem të NATO-s, Wesley Clark, i cili pati deklaruar se ai vetë kishte informuar Sllobodan Millosheviqin për bombardimet në Serbi.
“ZPS-ja vazhdon të pretendojë që ndërkombëtarët nuk ishin të informuar me dokumentet dhe komunikatat e UÇK-së, duke cituar ndër të tjera edhe dëshminë e dëshmitarit Clark. Por, në qoftë se ju kujtohet dëshmia e dëshmitarit Clark lidhur me tri takimet e tetorit me Millosheviqin, ai na tha se në këto takime i ishte thënë Millosheviqit se NATO-ja do ta bombardonte vendin nëse Millosheviqi nuk do të ndërpriste luftimet ndaj Kosovës. Sigurisht që Millosheviqi ka qenë i informuar për komunikatat, se në fund të ditës Kosova ishte thjesht një provincë e Jugosllavisë”, tha Mishetiq.
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq ka vazhduar me kritika ndaj ZPS-së, duke thënë se njëjta nuk ka asnjë provë që klienti i tij të ketë autorizuar komunikatat e UÇK-së.
Sipas tij, ZPS ka vetëm pretendime të paverifikuara. Madje.
“Ju thamë që ZPS nuk ka asnjë pikë prove që Hashim Thaçu ka lidhje me autorizimin e komunikatave përveç pretendimeve të Rexhep Selimit në intervistën e ZPS-së. Në fakt, ZPS nuk ka asnjë provë tjetër që tregon se Thaçi ishte i përfshirë në përgatitjen e komunikatave”.
“ZPS nuk ka madje asnjë provë tjetër, por nuk është mbështetur në asnjë lloj reference të dorës së dytë. Nuk ka prova të lidhjes kohore gjeografike me asnjë komunikatë të krimeve. ZPS përsëri në kundër argumentet e veta nuk mundi të shpjegonte provat në të cilat ajo mbështetet për të vërtetuar lidhjen”, theksoi avokati.
“Në cilën prej deklaratave publike të Hashim Thaçit dhe cila prej tyre ka kontribuuar për krimet në aktakuzë? Në vend që ZPS të jepte përgjigje, prokuroria na dha citime, dhe këtë nuk e bëri që nuk kishte kohë, por ishte e qëllimshme”, u shpreh Mishetiq, njofton Klankosova.tv.
Luka Mishetiq, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi ka marrë edhe sot fjalën për t’i paraqitur deklaratat përmbyllëse në gjyqin ndaj katërshes së UÇK-së.
Ai tha se Prokuroria e Specializuar nuk ka dëshirë që Gjykata Speciale të bëjë punën e saj, pasi sipas tij, ajo do që Specialja të bëjë punën e ZPS-së, transmeton Klankosova.tv.
Pos tjerash,Mishetiq theksoi edhe një herë se ZPS ka dështuar të mbledh prova të besueshme.
“Mbrojtja e di që ju do e bëni punën tuaj i nderuar gjykatës, dhe ju do të pranoni konsensusin, pra provat që kemi ju kanë përshkruar juve. Në fakt është Prokuroria ajo që nuk dëshiron që ju të bëni punën tuaj. Ata duan që ju të bëni punën e atyre, ata duan që ju të gjeni prova që ata nuk arrinin të gjenin. Por siç e thash të hënën, barra e provës bie mbi ZPS-në dhe vetëm mbi ZPS-në, dhe ata dështuan për këtë”, tha Mishetiq.
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq ka marrë fjalën gjatë seancës së sotme në Hagë kur katërshja e UÇK-së pritet t’i thotë fjalët përfundimtare.
Ai ritheksoi se nuk ka asnjë raport për Thaçin, pra nuk ka prova që i njëjti kishte një rol në përgatitjen apo shpërndarjen e komunikatave të UÇK-së.
Misheqit shtoi se ZPS nuk jep asnjë shpjegim racional apo logjik për mënyrën se pse anëtarët e NPK-së pretendohet të kenë transmetuar qëllimin e përbashkët kriminal përmes komunikatave.
“Nu ka asnjë raport për Thaçin. Ju thamë që s’ka prova që Thaçi kishte një rol në përgatitjen apo shpërndarjen e komunikatave. ZPS nuk ka ofruar asnjë shpjegim racional apo logjik për mënyrën se si anëtarët e NPK-së pretendojnë se është transmetuar qëllimi i përbashkët kriminal përmes komunikatave, nëse UÇK ka pasur një zinxhir komandues funksional. Ju thamë gjithashtu se konsensusi i provave të dëshmitarëve ndërkombëtarë dhe brenda UÇK-së është që Hashim Thaçi nuk dyshohet të ketë qenë i përfshirë në krime lufte apo politikë që shënjestronte të ashtuquajtur kundërshtarë. ZPZ nuk kishte argumente për të hedhur poshtë këto pika themelore, pra ato nuk kishin përgjigje”, tha Misheqit, njofton Klankosova.tv.
“Ata kishin 45 minuta në dispozicion kur përfunduan kundër argumentet e tyre, por nuk e bënë këtë gjë sepse nuk kishin përgjigje. Kur ata nuk ishin në gjendje që të paraqesin kundër argumente, ZPS tha se kundër përgjigjet e tyre të hënën duke pretenduar se mbrojtja nuk do që ju të bëni punën tuaj, juve gjykatës”, deklaroi ai./Klankosova.tv

