Gjykata e Posaçme në Tiranë shtyu për në 21 maj seancën e radhës për informacionin 2-mujor të SPAK për hetimin ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezin.
Avokatët i kanë kërkuar gjyqtares Irena Gjoka të heqë dorë nga procesi, duke i paraqitur edhe një kopje të njehsuar të vendimit të Gjykatës se Athinës të vitit 2004 për ndalimin e saj në zonën Shengen për 10 vite, si edhe gazetën greke "Protothema" që e ka publikuar./A2CNN/
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.